Monday, March 17, 2008

Planë Programi zgjedhor 2007

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007
http://www.jetanekosove.com/shikovideo/333/Alb

Historiku i Qytetit Tonë

Më parë Obiliqi quhej Globoder. Në vitin 1912 emërtohet Obiliq. Statusin e komunës e kishte gjithashtu pas Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore, deri në vitin 1962, kur përfshihet në kuadër të komunës së Prishtinës. Më 27 nëntor 1989 prapë konstituohet si komunë.
Më 20.12.1999, me vendimin e Këshillit Komunal, është formuar Komisioni për Emërtimin e Vendbanimeve, me të cilin vendim edhe qyteti i Obiliqit emërtohet Kastriot.

Pozita gjeografike

Komuna e Kastriotit shtrihet në pjesën qendrore të Kosovës. Ka një pozitë të mirë gjeografike dhe kufizohet me pesë komuna të tjera: komunën e Prishtinës, të Fushë Kosovës, Drenasit, Vushtrrisë dhe Besianës. Po ashtu, ka edhe një lidhje hekurudhore të rëndësishme me Mitrovicën.

1.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Territori i komunës së Kastriotit ka një sipërfaqe prej 105 km² dhe zë rreth 1% të territorit të Kosovës. Këtë sipërfaqe e përbën një reliev i ndryshëm; me terren malor, sipërfaqe fushore dhe të rrafshët me tokë pjellore. Pjesa qendrore shtrihet rreth lumit Sitnica, ndërsa pjesët tjera të relievit në perëndim shkojnë duke u ngritur në kodra e lugina të malit Qyqavica dhe në veri, po ashtu, në kodra e lugina të malit të Kopaonikut (Albanikut).

Popullsia

Sipas shënimeve të institucioneve komunale dhe të OSBE- së, komuna e Kastriotit ka rreth 32.300 banorë, të shpërndarë në 21 vendbanime. Dendësia e banorëve për një kilometër katror është 304 (mbi mesataren e Kosovës). Pjesën më të madhe të popullsisë në këtë komunë e përbëjnë shqiptarët, pastaj vijnë serbët, ashkalitë, romët e boshnjakët. Popullata është e re, me moshë mesatare rreth 24 vjeç, mirëpo, pasi që nuk është bërë regjistrimi i popullsisë, nuk është e njohur saktësisht struktura gjinore, etnike, si dhe mosha e popullsisë.
Sipas vlerësimeve të bëra në nivel të Kosovës, e që duhet të vlejmë edhe për komunën e Kastriotit,pjesëmarrja e po me grup-moshë është si vijon në tabelën e mëposhtme:

Tabela 3. Struktura e moshës së popullsisë
GRUP-MOSHAT
%
0-14 vjeç
34.4 %,
15-65 vjeç
60. 2 %
mbi 65 vjeç
5. 4 %.

100.0%
Burimi: Enti Statistikor i Kosovës/regjistrimet e vitit ‘81

2.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Prioritet ekonomike per komunen dhe fushat ne te cilat bazohet fushata elektorale ?

· Papauënsia
· Edukimi dhe Arsimi
· Shëndetësia
· Bujqësia
· Ambienti
· Energjetika
· Infrastruktura
· Rendi dhe
· Ligji

Grup moshat apo grupet e interesit me te cilat AAK do te fukusoj vemendjen ?

· Rinia 18-35 vjecar
· Moshat e mesme 35-55
· Gruja apo gjinia femrore
· Pensionistet
· Minortiete dhe
· Njerzit me aftesi te kufizuar

3.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Gjendja faktike

· Papunësia dhe punësimi

Gjendja ekonomike dhe politika e punsimit ne Komunën e Kastriotit janë ne gjendje alarmane.Për këtë flasin shifrat e fryera të numrit të madhe të pa punëve ne të cilen gjendet ne sirtaret e Zyres për punsim .

Tabela 8. Punëkërkuesit sipas kualifikimit
Nr.
Struktura Kualifikuese
Meshkuj
Femra
Gjithsej
1
Të pakualifikuar
2,906
1,614
4,520
2
Të kualifikuar
129
54
183
3
Shkolla e mesme
333
47
380
4
Shkolla e lartë
1,527
544
2,071
5
Universiteti
18
7
25
6
Gjithsej
4,913
2,266
7,179
Burimi: Zyra për Punë dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Kastriotit

Mirëpo bazuar ne tabelën më lart ,gjendja nuk qendron si janë të paraqitura sepse një pjese e madhe e punë kerkueseve nuk paraqiten ne zy-ren e punsimit për arsye tani të njohura nuk ka gjenerim te vendeve te lira
të vendeve të punës.
Sipas të dhenave qe posedon dega e AAK-së shifrat flasin për 13.750 të pa punë .
Pra qasja ndaj politikave të punësimit është imediate dhe top 1 i fushatës sone ne zgjedhjet e 17 Nëntorit .

4.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Plani i AAK-së për veprim sipas dikasterve perkatës . Unifikimi i politikave
zhvillimore ekonmikke ne nivelin qendror.
Kosova ndodhet para statusit final politik e ekonomike me zgjedhjen e statusit pavarsisë besojmë se ne të njejtën kohe do të gërshetohen edhe investimet ne Komunen Tonë .
Meqenë se vet pozita gjeografike na mundëson dhe te mirat natyrore qe posedon komuna jonë na favorizon të jemi treg i pershtateshëm per investime te huja ne lokalitetin tonë.
Rëndesi do ti japim projekteve të medha kapitale zhvillimore si dhe nderrmarrjeve të vogela dhe të mesme.
Nder prioritetet e tona ne kete mandat do te jenë:

· Zhdukja e varëferis eksteme ne nivelin lokal .
· Inciativa për punsim ne nivelin lokal.

5.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

-Bartës të zhvillimit ekonomik në komunën e Kastriotit sot janë termoelektranat, minierat e thëngjillit, toka bujqësore e kategorisë I-IV dhe rruga magjistrale M2 në relacionin Prishtinë-Mitrovicë. Potencialet kryesore zhvillimore që posedon kjo komunë janë zonat e pasura me thëngjill dhe toka kualitative bujqësore (kat. I- IV).
Komuna e Kastriotit ishte një ndër qendrat më të mëdha të zhvillimit ekonomik në Kosovë në kohën e ish-Jugosllavisë. Tani kjo komunë trashëgon të gjitha potencialet që ishin dikur, sigurisht jo në gjendjen funksionale të atëhershme. Kjo do të thotë që, përveç përparësisë që ofron kjo trashëgimi kryesisht industriale, ka edhe problemet e veta në lidhje me nevojat për investime të mëdha, për ndërrimin e teknologjisë, për specializimin e punëtorëve, për mos-ndotjen e mjedisit dhe hapjen e mihjeve të reja, me pasojë të zhvendosjes së fshatrave.
Edhe sot barrën e zhvillimit të energjetikës në Kosovë e mban komuna e Kastriotit

Pasuritë natyrore: Komuna e Kastriotit shtrihet në afërsi të gjigantit të KEK-ut dhe si e tillë është një qendër ekskluzivisht industriale me rezerva të mëdha të linjitit ku bëhet nxjerrja dhe përpunimi i qymyrit, si dhe prodhimi i energjisë elektrike (KEK-u). Deri tash janë konstatuar rezerva prej rreth 13 miliardë tonelata.

TC Kosova B

6

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Ndikimi i sektorit të energjetikës në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës

Energjetika është me karakter të përgjithshëm shtetëror. Me aprovimin e Strategjisë së Energjetikës së Kosovës, në Kuvendin e Kosovës në vitin 2005, dhe Planit të Zhvillimit për periudhën 2008-2010, ne si Parti në pushtet (AAK) do të kerkojmë këto përfitime:

Përfitimet në ekonomi:
- Dhënia impuls zhvillimit ekonomik lokal,
- Tatimet e ndryshme të nivelit lokal bazuar në ligjet,
- Zhvillimi i infrastrukturës.
Përfitimet sociale:
- Ruajtja e vendeve të punës dhe punësim i ri në mihje të reja dhe objekte të reja - TC “Kosova C”,
- Punësimi lokal gjatë ndërtimit të objekteve të reja.
Përfitimet në mjedis:
- Përmirësimi i dukshëm i gjendjes mjedisore me rehabilitimin e blloqeve të TC “Kosova A”,
- Plotësimi në tërësi i kërkesave të BE-së për blloqet e TC “Kosova B”,
- Ndërtimi dhe eksploatimi në tërësi në kuadër të standardeve të BE-së,
- Largimi i deponive të hirit,
- Rikultivimi dhe disenjimi i tokave të degraduara nga hiri dhe mihjet.

7.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Vlersimi i gjendjes konkuruese

FAKTORET TË BRENDSHËM
FAKTORET TË JASHTËM
Përparësitë

- Pozita e volitshme gjeografike, afërsia me kryeqytetin
- Komunë industriale me rezerva të mëdha të thëngjillit
- Sipërfaqet e tokës bujqësore kualitative dhe resurset ujore
- Resurset njerëzore (moshë e re)
- Ambienti i volitshëm për biznes
- Numri i madh i të punësuarve në shtetet perëndimore

Shanset

- Përmirësimi i kushteve kreditore
- Shfrytëzimi i kapitalit nga diaspora
- Potenciali për zhvillim të agrobiznesit
- Themelimi i inkubatorit të biznesit
- Ndarja e pronave komunale për zhvillimin e NVM-ve – agrikulturë
- Trajnimet dhe rikualifikimet profesionale
- Kthimi i pronave komunale nga AKM-ja
- Privatizimi

8.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Edukimi dhe Arsimi

-Sistemi i edukimit në komunën e Kastriotit është i organizuar në tri nivele: edukimi parafillor, fillor dhe i mesëm.
“Shërbimin që bënë arsimimi për përmisimin e një kombi, ligji s’mund ta bëj kurrë.” Arsimimi është fushë veprimtari prirëse e të gjitha fushave tjera, pikërisht për këtë fushë duhet të punohet dhe te investohet jashtëzakonisht shumë.
Krahas komunave tjera të cilat sado pak kanë bërë lëvizje përmisuese në këtë fushë, komuna jonë sikur nuk është ë vetëdijshme se qfarë rëndësie ka edukimi, arsimimi, duke lënë këtë fushë absulitisht të anashkaluar.
Komuna e Kastriotit numëron gjithsej nëntë shkolla fillore dhe një shkollë të mesme. Në pesë shkolla fillore mësimin e ndjekin rreth 5000 nxënës shqiptarë, ndërsa ne katër shkolla fillore mësimin e ndjekin rreth 500 nxënës të minoritetit serb. Me këta nxënës punojnë rreth 420 arsimtarë.
Vlen të theksohet se në çdo shkollë fillore funksionon edhe niveli I edukimit parashkollorë që nga viti 2000/01.

Gjendja faktike
-Mësimi zhvillohet në 23 objekte shkollore, ku shumica e këtyre objekteve janë kryesisht të vjetëruara dhe që aspak nuk i plotësojnë kushtet elementare për nevojat ë nxënësve dhe mësimdhënësve.
Në shkollën e mesme teknike “Hoxhë Hasan Tasini” në të cilën gjinden dhe tri drejtime të gjimnazit mësimin e zhvillojnë në kontejner. Në një gjendje të tillë mësimin e zhvillojnë edhe paralelet e ndara në Plemetin Bajmoc. Në të gjitha këto objekte shkollore mungon hapësira, kabinetet, bibliotekat, si dhe të gjitha gjërat elementare qe nevojiten për zhvillimin normal të procesit arsimor.
Për shkak të zhvendosjes së popullatës nga fshati Hade në këtë shkollë mësimi mbahet ne paralele të kombinuara. E njëjta gjë ndodh edhe ne fshatin Palaj. Që nga viti 2000/01 fëmijët e nivelit parashkollorë punojnë në podrum të improvizuara si klasë, por këtyre kalsëve ju mungojnë dritaret.
Në stinën e dimrit në shumicën e shkollave mungon ngrohja, kështu që si pasoj e kësaj humbin shumë orë mësimore.

9.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Shkolla e Mesme Teknike “Hoxhë Hasan Tasini” ngërthen në vete 7 drejtime: Teknik i Informatikës, Elektro-Teknikë, Telekomunikacion, Kimi-Teknologji, Xehetari-Gjeologji, Teknikë i Riciklimit dhe Makineri, mirëpo nxënësit qe ndjekin drejtimet e përmendura nuk u ofrohet mundësia për aftësimin praktik.
Sa i përket kuadrit arsimor në komunën tonë, ai është i kualifikuar mbi 90%, mirëpo i patrajnuar sa duhet për zbatimin e reformave ne arsim.
Në komunën tonë nuk zhvillohet asnjë aktivitet i cili do të duhej t’i stimulonte nxënësit arsimtarët dhe udhëheqësit arsimorë.
Mungon bashkëpunimi shkollë-shkollë, e veçanërisht mungon bashkëpunim prindër-shkollë.

Prioritetet:

· Të përfundoj ndërtimi i objektit të shkollës së mesme.
· Të bëhen riparime urgjente në të gjitha objektet shkollore.
· Të ndërtohet edhe një shkollë fillore.
· Të ndertohen salla për aktiviet te edukatës fizike .
· Të krijohen kushte për nxënësit në Plemetin dhe Bajmovc.
· Të krijohen mekanizma ndërveprues për aftësimin praktik të nxënësve te shkollës së mesme profesionale.
· Të ndahen bursa per kuadra deficitar po ashtu edhe nje numer te konsiderueshëm te student
· Të hulumtohen mundësitë për aftësimin profesional dhe të vazhdueshëm të mësimdhenësve.
· Të formohet një Këshill i posaçëm për monitorimin dhe vlerësimin e mësimdhënësve.
· Të ndihmohen nxënësit dhe studentët me gjendje të vështir materiale(bursa, libra etj.).
· Të stimulohen talentet të të gjitha fushave.
· Të organizohen manifestime komunale më karakter garues.
· Të fuqizohet bashkëpunimi trekëndësh shkollë –arsimtar-prind.

10.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Bujqësia

-Komuna e Kastriotit ka një fond të konsiderueshëm të tokës bujqësore. Nga analiza që është bërë me heret, kuptohet që 48 % e territorit të komunës së Kastriotit është tokë bujqësore dhe 37 % është tokë pyjore.
Bujqësia për momentin posedon 6,800 ha tokë pune, me kushte të volitshme për ujitje.
Mbi 2,600 ha janë nën sistemin e ujitjes “Ibër-Lepenc”, por edhe sipërfaqja tjetër mund të ujitet, ngase nëpër këtë komunë kalojnë tre lumenj (Llapi, Sitnica dhe Drenica), si edhe uji nëntokësor është në afërsi deri në 5 m.

Plani zhvillimor i AAK-së për Bujqësi zë vend te rendesishëm.Me faktin se vete natyra dhe dhuntia e Zotit ka bëre kete siperfaqe të till athere edhe faktori njeri duhet te vedisohet se nga 10500 ha siperfaqe toke pune jane 6800ha.
Ne zhvillimin rural AAK parsheh këto dege te bujqësis tu jepet perparësi :
· Blegtoris
· Pemtarise dhe
· Bletarin
Komuna jone numron 2600 krer lope,mbi 600 krer dele si dhe kafshë te tjera në numer të vogel.

Prioritete
· Investime ne bujqësi me mjete dhe teknologji moderne
· Investime ne kuadra te sektoreve te bujqësis
· Kredi me kamate te vogel dhe afate gjate per bujqësi
· Subvencionime per investuesit ne bujqësi
· Subvencionime per te gjithe ata qe merren me bujqësi
· Shtimi i numrit te krereve te lopëve ne 5500
· shtimi i numrit te deleve ne 3 fish
· rritja e numrit te fermereve
· investime ne pemtari
· inestime ne serra dhe rritja e numrit të tyre deri ne 10 ha
· investime ne bletari etj.

11.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Ndotja e Ambientit dhe Mrojtja e Ambientit

Ndotja e ambientit ne Komunën tonë është 2.5 herë më e madhe se sa që lejohet në bazë konventave të Bashkësis Europjane për energjetikë.
-Ndotësit më të mdhenjë të ambientit janë:
Dioksidi i karbonit,monksidi i karbonit,sulfuri,oksidet e azotit dhe substancat tjera.
Mbrenda 24 orëve nga oxhaqet e e termocenteraleve hudhen 250 tonë pluhur mbrenda 24 orëve .(kjo ndodhë veqanarishtë natën ,ditëve të vikendit kur nuk aktivizohen elektrofiltrat)
Faktorë tjetër është se nuk mirëmbahen elektrofiltrar .
-Ndotës tjerë janë edhe 26 miljon ton hi që ndotin ambientin sidomos kur ka erëra të forta,hiri permbanë edhe elemente radioaktive.
-Ndotës tjetër të ambientit paraqet edhe djegëja e thëngjillit në mihjet sipërfaqesor.
-ndotës tjetër janë:ujërat e mbetur teknologjik nga termocentralet të cilat pa një trajtim paraprak dhe në mënyrë direkte hudhen ne lumin Sitnica (ekziston bazeni për passtrimin e këtyre ujrave por kjo nuk ndodh).
-indikator tjerë janë edhe shiritat transportues të hirit .
-indikator tjetër negativ është zhurma .

Objektivat

Shtimin e hapsirave gjelbruese dhe mirëmbajtjen e atyre egzistuese
Krijimn e zyres për mbrojtjen e ambientin ne kuadër të KK (para mendoni Kastrioti nuk ka zyre për mbrjtjen e ambentit).
Zvoglimi i shkallës së ndotjës duhet bazuarë në teknologji të re.
Vendosja e elektrofiltrave dhe mirëmbajtja e tyre nga ana e Termoelektranave .
Largimi,si dhe gjelbrimi i sipërfaqeve të hirit.
Krijimi i mjë laboratori ne kuader të shtëpisë së shendetit ,ku do të bëheshin hulumtime shëndetësore me karakter preventiv

12.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Shëndetësia

-Bartëse kryesore e kujdesit primar shëndetësor në komunën e Kastriotit është Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në qytet me popullsi prej 5,000 banorë dhe pesë qendra të mjekësisë familjare në vendbanime më të mëdha me mbi 2,000 banorë si: Milloshevë, Plemetin, Breznicë, Palaj dhe Sibovc dhe dy ambulanca shëndetësore të vogla në fshatrat Shipitullë dhe Babimoc. Niveli i ulët i shërbimeve shëndetësore dhe arsimore vërehet në pjesën e skajshme veriore dhe jugperëndimore.
Sistemi shëndetësor në komunën e Kastriotit ka nevojë për investime të mëtejshme, si në objekte, infrastrukturë, ashtu edhe në mjete të punës.
Në shumë fshatra ka edhe mungesë të kuadrit mjekësor. Po ashtu, vërehet qartë se kuadri aktual shëndetësor është i paspecializuar. Lidhur me këtë duhet punuar në zhvillimin e kapaciteteve të reja superiore, si dhe në aftësimin e atyre ekzistuese.

Gjendja momentale

Në qendren kryesore e mjeksisë familjare kryhen këto sherbime:

-Mjeksia familjare
-Shërbimi i pediatrisë
-Shërbimi i vaksionimit
-Shërbimi i gjinekologjisë
-Sherbime adminstrative ,teknike,diagnostifikues ,rentgeni ,laboratori.
-Njësia e urgjencës ,stomatologjia.
Sipas Organizatëes Botrore të Shëndetësis është paraparë që një mjek të jetë pergjegjës për 2000 banorë.
Qendra ka 23 mjek (8 specialista të mjekësisë familjare,2 pediatër,1 epidemiolog ,1 gjinokolog me gjysëm orar,4 stomatolog .
70.000 ekzaminime mrenda vitit
10.000 fëmijë prej 0-15 vjet
1500 pacienta te gjinis femrore kryen sherbimet e gjinekologjisë.

13.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Nevoja emergjente e kuadrave –mangësit

- Qendra ka sherbime e diagnostifikimit,rentgenit dhe laboratorin.
· Rentgeni - Si pasoj e qasjes jo të mirëfilltë eshtë larguar Radiologu si pasoj e kësaj rentgeni,ultrazëri nuk janë funksionale.
· Laboratori – Nuk ka biokimist (specialist të biokimisë klinike ) është e domosdoshme për funksionimin e laboratorit.
· Rengesat që vijnë për laborator plotësojnë nevojën vetëm për 40 % të pacientëve
· Hapsira e njësisë së urgjencës jo e mjaftuesheme mungesa e kuadrit profesional (specialistave të mjeksisë urgjente).
· Mungesa e Gjinokologës (momentalishtë punon me gjysëm orari )
Nevoja janë edhe për 12 orë në dite.
· Mungesa e Stomatologut për fëmijë (95% e femijëvë parashkollor dhe 81%e femijëve shkollor vuajnë nga smundja e dhëmbëve-kariesi).
· Mungesa e automjeteve (vetëm një autoambulancë ,13 mujë qendra nuk ka pasur autoambulancë )
· Mungesa e veturave adekuate për tranësportin e pacientëve që i nënshtrohen dializës.

· Mungesa (mos përkrahja) për hapjen laboratorit në Milloshev (ekziston kuadri ,mjetet për laboratorë).

14.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

INDIKATORËT NEGATIV

-Kastrioti në Kosovë zë vendin e parë për atë që qytetari mbrenda periudhës kohore prej 6 muajsh gati 4 herë kërkon ndihmë mjeksore është kjo e dhënë shqetsuese
-Rangu i pacientëve të hospitalizuarë në QKU (QENRA KLINIKE UNIVERZITARE) mbrenda një 6 mujori arrin në 300 veta,(Kastrioti u prinë komunave më të mëdha).
· Ndotja e ambientit
-Smundëshmeria dhe vdekshmëria më e madhe vie nga smundjet e organeve të frymarrjes ,zemrës ,veshkëve etj.
-Rritja e madhe e pacientëve me smundje kanceroze (gati cdo 1 muajë nga 1 rast).
Krejt si pasoje e lirimit te gazrave industruale dhe ujrave qe derdhen ne lumin Sitnica,ndotja e madhe e ambientit liriim i gazave atmosferike mbi normale e lejuaë me konventa ndërkombetare dhe lirishtë mund të thuhet se Kastrioti është qyteti ma i ndotur në Ballkan thuaj edhe në Evropë.
Gjenja dhe vjeterisia e Temocentreleve A dhe B mungesa e mjeteve financiare ne riparimin e tyre shkakton dëme te konsiderueshme ne popullate dhe ne mjete finaciare për sherim të tyre .

14.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Prioritetet tona

· Si pasoj e ndotjes enorme të ambientit dhe indikatorëve negativ qasja ne shëndetsi nga ana e Komunes duhet ndryshuar .
· Krijimi i kuadrit vendor(stimulimi i specalizanteve të nevojshume për lokalitetin tonë).
· Ndërtimi i ambulantës në fshatin Dardhishtë
· Krijimi dhe mbeshtetja për qendër diagnostifikuese,rentgen ulraze,matates te ndotjes se ambientit me kuader profesional dhe mjete .
· Rritja e kapaciteteve te laboratorit si ne kuader ashtu në mjete ,ku do të bëheshin edhe projekte hulumtuese shëndetsore për popullatën që do të bëshin edhe karakter preventiv.
· Krijimi i sherbimeve specialistike (pulmolog dhe internis) e kordinuar me mjekësin familjare .
· Ekip e cila do të merret me perkujdesjen adekuate te pacientëve te diagnostifikuar me kancer.
· Mbështetje teknike per vetura ,autoambulanca ,barëra dhe materiale tjera sanitare .
· Buxhet më të madhe për shëndetsine lokale.

15.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Energjetika

– Përkundër faktit se kapacitetet për prodhimin e energjisë elektrike, termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, janë në territorin e komunës së Kastriotit, megjithatë furnizimi me energji elektrike është i dobët. Rrjeti i furnizimit është i amortizuar dhe me avari e dëmtime.

Gjendja faktike

Përkunër faktit se ne teritorin e komuës sonë gjenerohet energji për terë teritorin e Kosovs Kastrioti nuk gëzon asnjë benift me raport me komuna tjera edhe për kunër faktit se popullata pëson te gjitha dëmet shendetsore ,ekonomike eksplatim I tokës me interes Nacinal dhe zhvendosje te popullatës nga vendebanimet e tyre me inters nacional nuk gëzon tretman adekuat.
Gjendja momentale ne Qender të Qytetit është alarmane ,mungesa e ndriqimit publik .
Gjendja edhe ne pjesë të tjera nuk qendron me mirë ,amortizimi i rrjetit elektrik dhe trasformatorëve të rrymes pësojnë shumë venbanime me energji te dobët të cilat nuk i plotësojnë kushtet minimale për ekonomit familjare dhe shkaktohet dëmë ne amviseri dhe elemente shtepijake .
Mos kordinimi i Komunës raport me KEK dhe anasjelltas vien edhe pasojat të cilat i psojnë ekonomit familjare dhe biznesi në përgjithësi.
Probleme me furnizim me energji elektrike paraqiet nje pjesët me të larta malore pyjore ku edhe furnizimi ka vështersi për shkak të rrjetit të dobët dhe të amortizuar.
Në veqanti theksohen probleme me transformatore ne fshatrat Bakshi, ,Mazgit ,Babimofc,Sibofc,Dardhishtë dhe në Qytet.

16.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Objektivat tona

· Energji për komunën 24 orë
· Ndërtimi i rrjetit elektroenergjetik të tensionit të ulte dhe të mesëm.
· Ndertimi i 6 trafostatcioneve 10/04 kv.
· Ndërtimi i tensionit kabllorë të mesem në qytet dhe në vendet me dendësi të madhe banorë

17.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Infrastruktura

Infrastruktura në komunën e Kastriotit është jo e kënaqshme dhe nuk i plotëson nevojat për banorët e qytetit.
-Gjendja aktuale e infrastrukturës rrugore në komunën e Kastriotit nuk është e mirë. Sipas të dhënave nga institucionet zyrtare të komunës së Kastriotit, nga gjithsej 150 km rrugë në komunën e Kastriotit, vetëm 30 km janë rrugë të asfaltuara, ndërsa rrugët tjera janë të pa asfaltuara dhe konsiderohen rrugë lokale. Nga gjithsej 20 vendbanime sa ka komuna, vetëm 8 vendbanime kanë rrugë të asfaltuara (magjistrale dhe regjionale) apo 40 % të vendbanimeve të komunës.

Gjendja

Gjenja e infrastrukturës ne komunën tone sot ështe e mjerueshme nga 30km rrugë të asfaltuara janë në gjendjen jo të mirë .
Që nga viti 1999-2005 nuk është investuarë as edhe 1 meter asfaltë ,mungesa e projekteve apriore dhe sekundare ka ardhë si rezultatë i njerëzve jo profesionist të cilët kanë udhëheq me sektorë të veqantë.
Gjendja fizike e rrugëve ne kmunën tonë paraqet rrezik edhe për fshatrat malore rreth Qyqavicës kemi të bëjmë më zhvendosje te popullatës në mungesë të infrastrukturës .
Gjendje jo e mireë kemi edhe në fshatinë Brezhnicë ku është evidente shprengulja e popullates .
Po ashtu gjendje na para qitet edhe ne fshatin Grabofc mungesa e ndertimit te urës se re kemi te bëjmë me nje situatë jo të mirë sidoms gjatë kohës se Dimrit .
Po ashtu edhe mungesa e rrugëve alternative qe lidh fshatinë Sibofc,Hamidi dhe Plemetin ku do të shkurtohej koha dhe do të integroheshin më shpejte ne jeten e perditshme .
Po ashtu edhe gjendja e kanalizimeve nuk qendron mire kemi te bëjmë me një avari të madhe në mungesë të projekteve dhe hartimit ku vetem 30%kanë qasje ne kanalizim .Ku në mungesë të alternativave kemi të bëjmë me derdhjen e kanalizimeve ne lumin Sitnica

18.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Ujësjellësi

Rrjeti i ujësjellësve në komunën e Kastriotit shtrihet vetëm në 13 vendbanime apo 65 % të vendbanimeve të komunës. Furnizimi me ujë në komunë bëhet përmes Ujësjellësit Regjional të Prishtinës, nga Ujësjellësi Komunal, ndërsa në disa vendbanime nga burimet nëntokësore (nga bunarët dhe puset).

Harta 1: Rrugët, vendbanimet, toka bujqësore, pyjet, termoelektranat dhe minierat

19.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

OBJEKTIVAT

· Asfaltimi i rrugëve komunale 2008-2010.
· Rregullimi i trotuareve me vendkalime 2008-2010
· Qasja ne ujësjellës deri në 70%e populatës
· Qasja në kanalizim deri ne masën 50%e vendbanimeve
· Qasje sipas prioriteteve te vendëbanimeve
· Gjelbërimi i siperfaqes publike në qytet

20.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Rendi dhe Ligji

Faktoret kryesor për ruajtjen e rendit dhe qetësis ne Komunë janë :
· SHPK
· KFOR dhe
· Police UN
Gjendja ne teritorin e Komunës paraqitet e qetë edhe për kundër faktit se në lokalitetin jetojnë rreth 20% e popullates minoritet sërbet,rom dhe ashkalinjë.Më qense forat e KFOR-it bëjnë edhe ruajtjen e minoritetit serb gjatë 24 orëve dhe patrullimet e një pas njëshum në tërë zonat ku gjenden minoritet .

Prioritete:

· Ruajtja e rendit dhe qetësis
· Liria e levizjes
· Bashkëpunimi qytetar –SHPK
· Siguria publike
· Sundimi i ligjit
· Përfshirja në projektet kombëtare kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

21.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Rinia 18-35 vjecar

Rinia ne plani e AAK së ze vendë të rendësishum dhe themelor eshte njëra nder grupet me fokus të veqantë.
Pjesa më e madhe e poullatës sonë radhitet në mes 18-35 dhe për atë kerkon trajtim të veqantë.

Prioritete :

· Gjenerimi i vendeve të lira të punës
· Trajnime të ndryshme me metoda moderne teknologjike
· Kurse te gjuhëve të huja
· Ngritja e kapaciteteve
· Ndertimi i qendres rinore
· Stimulime me bursa
· Të rriten aktivitet sportive
· Të shtohen aktivitet kulturore,teatrale

Moshat e mesme 35-55

Mosha e mesme 35-55 jane gjeneratat më të cilat ka kalitur koha edhe për ketë duhet pasur kujdesë të shtuar se janë grup moshat të cilat më të vertet janë gjenaratat e arat.
Arsyeja pse duhet qasur në këtë forme se kjo gjenerat pikrishtë ishte bartse e proceseve nëper të cilat ka kalur Kosova .Ishin gjenerat e para te demonstrimit për shtet të pa varur dhe të barabartë ne atë kohe ,gjenerate e helmimeve ,podrumeve ,demostratave ,sherbimet ushtarake të pa deshiruara ne ish sistemin jugosllav.
Gjenerat per liri e pavarsi të Kosoves ,ndjekja dhe debimi ne venedet Perndimore etj.

22.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Administrimi Publik

· Menaxhimi i vjetruar i dokumentacionit të administratës
· Krijimi I sistemit për menaxhimin e të dhënave(databaza)në kuadër të administratës komunale
· Mjete nga buxheti komunal /trajnim i stafit

Gasifiki I Kastriotit (Projekte Kapitale)
· Ngrohje me gaz
· Rezervoaret në lokacione të sigurta (jo si tani ne qender të qytetit)
-energji e lirë
-gjithëperfshirëse,për banim dhe biznese
· Investitori privat për gasifikim

Menaxhimi me mbeturina (Projekt Kapital)
· Klasifikimi i mbeturinave
· Mbledhja e mbeturinave
· Reciklimi
· Kostoja minore

Invalidet e luftës
· Përkrahje institutcionale
· Hapsira per aktivitete te ndryshme
· Uëdhtime falas relacion Kastriot-Prishtinë(subvencionim komunal).
Familje dëshmoresh
· Përkrahje intitutconale
· Perkrahje në punsim ne projektet e komunes/publike-private
· Shkollim, mjete shkollore falas dhe ,bursa studime(sub.komunal)
Veteran të luftës
· Perkrahje institutcionale

· Trajnime të ndryshme ,perkrahje ne punësim

23.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Gruja apo gjinia femrore

Gjinia femrore ne Komunen Tonë është bartëse e jetës politike dhe ekonomike ,me gjithe faktin se ndikimi ne jetën politike është shume numerik atëher në planet e AAK-së gruaj eshtë subjektivizëm dhe për këtë vrehet edhe aderimi i madhë i gjinisë femrore ne subjektin tone,jo vetëm kuota 30%ne perfaqësim por faktori ekonomik dhe tradita kanë rol te veqantë.

· Ndikimi në jeten politike dhe ekonomike
· Barazia gjinore
· Liria e shprehjes
· Liria e levizjes etj.

Penzionerët

Shtresa më e ndishme e shoqërise dhe kerkon tretman më ndryshe nga të tjerat ,sepse janë gjenerat të cilat sakrifikuan qdo gjë nga vetja ,djerësn ,mundin ,trupin dhe kohën për Kosovën e sot ne atëher u jemi borgjë për një pleqëri të rahatëshme dhe pa prolem,e dimë se ku mbeti djersa e tyre dhe ku tretën .

Kerkojmë trajtim special per këtë shtres të shoqëris
Të ardhurta e merituara
Vlersimi i punes dhe shperblimi

24.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

Minortiete dhe Njerzit me aftesi te kufizuar

-Minoritet në Komunën zë vend të mjaftueshum sepse janë pjesë integruese e shoqëris dhe ndërtimit te shoqerise për atë edhe ne shumicën e rasteve janë më të favorizuar në raportë më shumicen shqiptare .
Minoriteti serb,rom dhe ashkalinjë jetojnë kryesishtë ne lokacione të perbashkëta dhe në fshatra por shtrihen edhe në pjese të ndryshme të qytetit ku per sigurin e tyre perkujdesët SHPK,KFOR etj.
Minoritet gëzojnë të gjitha të drejta e pakicave dhe integrimi i tyre është i arsyeshëm ne nivelin lokal.

Të integrohen në shoqerin kosovar dhe të njohin realitetin e krijuar.
Liria e levizjes dhe e shprehjes mos të jëtë temë (tani me janë të lirë dhe levizin ne nivelin lokal)etj.

Personat me aftësi të kufizuara

Kjo kategori e shoqëris meriton trajtim special në dallim nga shtresat tjera të cekura më lartë sepse vetë natyra e tyre jane më të meta fizike dhe ne si shoqëri duhet krijuar kushte dhe mekanizma që kjo shtresë mos të ndjejë vetem të lënë anash.
Ne lokalitetin tonë kjo shoqëri e njerëzve arrin numrin në 300 sosh.
· Të krijohen kushte dhe mjete financiare për këtë shtresë.
· Të këtë trajtim special
· Të ndihmohenë familjet me njerzë me aftësi të kufizuara në trajtimet e tyre mjeksore etj.

25.

Programi Zgjedhor AAK-Kastriot 2007

ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS
ALLIANCE FOR THE FUTURE OF KOSOVA

VIZIONI

KASTRIOTI DERI 2010 DO TË KETË NJË PAMJË NDRYSHE DHE DO TË JETË QYTETË INDUSTRIAL ME TË MIRA PUBLIKE DHE PRIVATE NGA INVESTIMET, AMBIENTË EKOLOGJIK TË PASTËR ME NJË QEVERISJE LOKALE TË MIRËFILLTË PËR QYTETARËT